U nda sot nga jeta, çfarë deklaroi dy vite më parë Artan Lame kur u largua nga Kadastra?

Nga A2 CNN
22 Maj 2025, 11:53 | Aktualitet

Artan Lame u nda jeta sot në Mynih të Gjermanisë në moshën 58-vjeçare, pas një ndërhyrjeje në zemër. Dy vite më parë, në mars të vitit 2023, pasi u largua nga posti i drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lame e cilësoi largimin nga ky post si një dhuratë për ditëlindjen.

“Nesër kam ditëlindjen, kam edhe përvjetorin e asaj ngjarjes me shëndetin që kam pasur disa vitesh. Këtë tërheqje e konsideroj si dhuratë për ditëlindje, pasi kam nevojë të fokusohem te shëndeti dhe te vetja për pak kohë,” u shpreh ai në mars të vitit 2023, në ceremoninë e prezantimit të pasardhëses së tij në këtë post, në krah edhe të kryeministrit Rama, përcjell A2 CNN.

Më poshtë video e kronikës së A2 CNN:

Artan Lame ka mbajtur funksione të rëndësishme, përfshirë ato si zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

Ai njihet si publicist, studiues dhe një nga figurat më të njohura të shoqërisë civile në mbrojtje të trashëgimisë kulturore shqiptare.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos