
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, delegacioni i BE-së përcolli urimet e tij për këtë ditë të rëndësishme historike, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se 113 vite më parë, në 28 nëntor 1912, burri i mençur Ismail Qemali ngriti flamurin e Pavarësisë në Vlorë, duke e shpallur Shqipërinë shtet të lirë e sovran.
Postimi i Delegacionit të BE në Tiranë:
Gëzuar 28 Nëntorin, Shqipëri!
Gëzuar Ditën e Pavarësisë!
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ju uron festa të gëzuara! (A2 Televizion)