Delfinët mahnitin turistët, spektakël pranë ishullit të Sazanit

Nga Edi Ruçi
11 Prill 2025, 10:31 | Aktualitet

Delfinët mahnitin turistët, spektakël pranë ishullit të

Në drejtim të ishullit të Sazanit dhe Karaburunit kanë nisur edhe udhëtimet e para megjithëse në shifra minimale. Por një grup turistësh të cilët kanë udhëtuar në drejtim të ishullit kanë hasur në udhëtimin e tyre një grup delfinësh.

Ata duken shumë miqësore dhe që lodrojnë luajnë rreth varkës së tyre. Ngrohja e klimës ka bërë që ata të afrohen më tepër bregut në thellësi të ulëta brenda gjirit duke dhuruar spektakël dhe emocione për turistët, të cilët kanë shijuar këtë moment magjik për ta dhe mbi të gjitha kanë nxituar të nxjerrin telefonat për ta fotografuar.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos