La Shqipërinë për Kosovën, talenti 18-vjeçar zbulon arsyen

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2026, 18:23 | Futboll

La Shqipërinë për Kosovën, talenti 18-vjeçar zbulon

Enis Rexhepi vendosi të braktiste Shqipërinë, me të cilën kishte luajtur disa ndeshje zyrtare me ekipin U-19.

Federata e Futbollit e Kosovës arriti ta bindte 18-vjeçarin e talentuar që të largohej nga kuqezinjtë dhe të pranonte ftesën e Franco Fodës, shkruan A2.

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova e mori menjëherë herë në ekipin e parë sulmuesin që luan me të rinjtë e Stuttgart.

“Ka qenë shumë lehtë me vendos për Kosovën sepse kam vendosur me zemër. I kam edhe shokët që luajnë në Bundesligë, në Gjermani. Projekti shumë po më pëlqen këtu. Kosova i ka lojtarët shumë të mirë. Unë do jap maksimumin për të qenë në formacion”, u shpreh Rexhepi në një video të publikuar në rrjetet sociale të FFK-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos