Diell dhe temperatura të larta, por fundjava sjell surpriza

Nga A2 CNN
27 Shtator 2024, 07:14 | Aktualitet

Diell dhe me temperatura të larta parashikohet të vijojë dita e sotme. Meteorologia e A2 CNN Tanja Porja tha në “Dita jonë” në A2 CNN se temperaturat do të arrijnë në mesditë në 31 gradë, dhe po të larta do të jenë edhe në zonat malore ku termometri pritet të shënojë 25 gradë celsius.

“Mëngjesi nis i freskët,  por dita do të jetë me diell dhe temperatura të larta. Termometri do të ngjitet në 31 gradë në disa qytete të vendit, por edhe në zonat malore temperaturat do të arrijnë në 25 gradë celsius. Diell gjatë gjithë ditës”, u shpreh Porja në A2, sipas të cilës era do të jetë shpejtësi mesatare me drejtim jugperëndimor.

Por meteorologia e A2 parashikon një fundjavë me surpriza me stuhi dhe rrebeshe.

“Mesnata e së shtunës na rikthen vjeshtën. Stuhi dhe rrebeshe në të gjithë vendin. Rikthehet mundësia për përmbytje lokale”, tha Porja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos