Digjet një banesë në qendër të Korçës

Nga A2 CNN
29 Shtator 2024, 18:42 | Aktualitet

Një banesë e pabanuar në qendër të qytetit të Korçës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Banesa ndodhet në afërsi të Kishës Ortodokse të këtij qyteti. Zjarri dyshohet të ketë rënë nga pakujdesia e personave që e përdorin banesën për të konsumuar lëndë narkotike.

Për izolimin e flakëve janë angazhuar 5 mjete të shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e tyre, pa lejuar depërtimin në banesa të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos