Hap siparin festivali i parë, serenata korçare në funksion të turizmit

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
28 Shtator 2024, 14:29 | Aktualitet

Përtej sezonit të lartë turistik që është ai veror, bashkia e Korçës ka nisur të krijojë evente për të mbajtur të lartë interesimin e vizitorëve në Korçë, duke organizuar të parin festival për serenatën.

Në fakt, serenata korçare është e njohur për të gjithë shqiptarët dhe e kënduar prej një shekulli e gjysmë, por organizimi i një festivali synon që të tërheqë më shumë turistë jashtë sezonit të lartë turistik dhe njëkohësisht të ruajë dhe kultivojë vlerat e serenatës si një pasuri kulturore e këtij qyteti, shkruan A2 CNN.

E ndërsa ky festival është konceptuar në funksion të turizmit, ustallarët e serenatës në Korçë, kanë frikë në tjetërsimin e këtij zhanri dhe humbjes së vlerave karakteristike të këngëve të dashurisë.

Ky festival synon ta sjellë serenatën korçare në dy versione, atë tradicionalin dhe të përpunuarin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos