Prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj paraqitet në SPAK

Nga Armand Bajrami
27 Shtator 2024, 11:34 | Aktualitet


Prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme.

Burime jo zyrtare për A2 CNN bëjnë me dije se Valikaj ka dhënë në SPAK shpjegime për llogari të hetimit që çoi në pranga drejtuesin e prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

Valikaj, i cili është bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj është akuzuar nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi si i përfshirë në këtë dosje hetimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos