Të sanksionohet me ligj, dhuna digjitale, forma tjetër e përndjekjes ndaj grave

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
26 Nëntor 2025, 14:54 | Aktualitet

Përndjekja, kërcënimi, presioni, nënshtrimi apo detyrimi për çfarëdo lloj përfitimi nëpërmjet rrjeteve sociale po vlerësohet nga psikologët dhe koordinatorët si forma dhe rreziku më i ri i dhunës ndaj grave.

Në Pogradec, gati gjysma e urdhrave mbrojtës ndaj grave kanë si faktor rreziku pikërisht dhunën digjitale. Ekspertët e fushës po kërkojnë sanksionimin e kësaj lloj dhune në ligjin përkatës, pasi po konsiderohet mjaft e rrezikshme, madje më shumë se dhuna fizike, shkruan A2 CNN.

Dhuna digjitale vlerësohet nga psikologët mjaft e rrezikshme, veçanërisht për vajzat e reja, por edhe për meshkujt adoleshentë.

Edhe në këtë rast, më shumë sesa ndërgjegjësimi dhe përcaktimi i kësaj lloj dhune si mjaft e rrezikshme, nevojiten masa konkrete për parandalimin e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos