Dosja “5D”, dënohen 5 ish-zyrtarët e bashkisë për “pabarazisë në tendera

Nga Armand Bajrami
17 Qershor 2025, 15:02 | Aktualitet

Dosja “5D”, dënohen 5 ish-zyrtarët e bashkisë

Gjykata e Posaçme shpalli fajtorë 5 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës duke i dënuar me 6 muaj burg secilin. Të gjithë të dënuarit, Eglantina Zere, Ribjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi  dhe Kristo Zhulati përfituan nga Gjykimi i shkurtuar.

Ish-zyrtarët u gjetën fajtorë për “shkelje të barazisë në tendera”, për 2 procedura të kryera, nga klubi sportiv Tirana dhe Tirana parking, të cilat, sipas SPAK janë fituar në kundërshtim me ligjin nga shoqëria 5D e Redi Mollës dhe Mariglen Qatos, shkruan A2 CNN.

Po për të njëjtën çështje, më 28 maj, Gjykata e Posaçme dënoi edhe drejtoreshën e Klubit Sportiv Tiranë, Deborah Keçi dhe 3 të tjerët, Teuta Guri, Renaldo Gjerazi dhe Jetjon Mera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos