Forumi rajonal i kryeprokurorëve, Shqipëria me agjenci të posaçme për gjurmimin e parave të krimit

Nga Arestina Skënderi
17 Qershor 2025, 14:37 | Aktualitet

Forumi Konsultativ i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor është mbajtur në Tiranë. Pjesëmarrës ishin krerët e institucioneve të Akuzës shqiptare, konkretisht ai i SPAK Altin Dumani, si dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela. Nevoja e koordinimit më të mirë mes agjencive ligjzbatuese të rajonit, u evidentua që në nisje të takimit.

Për Shqipërinë dhe jo vetëm, arritjet e deritanishme përbëjnë një progres të dukshëm që do të thotë që sistemet tona të drejtësisë janë në rrugën e duhur të standardizimit dhe harmonizimit në rrugën drejt BE-Ka nevojë për një koordinim më të mirë së parimes të gjitha agjencive ligjzbatuese në rrafshin kombëtar në mënyrë që të harmonizohen aktivitet hetimore dhe ritmi i tyre në raport me vendet e tjera që do të punohet”, tha Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.

Për kreun e prokurorisë së posaçme Altin Dumanin vendet e Ballkanit Perëndimor  nuk i bashkon vetëm gjeografia, por dhe lufta kundër korrupsionit.

Nuk na bashkon vetëm gjeografia, por lufta kundër krimit. Bashkëpunimi me Eurojust, nyjës strategjike për bashkëpunim, përmes punës trajtuam raste komplekse duke punuar së bashku. SPAK ka numër më të lartë të çështjeve, janar maj, 10 mbledhje, 23 skuadra hetimore me BE e rajonin, 1 skuadër me Amerikën Latine.

Ambasadori i BE Silvio Gonazto paralajmëroi se  Shqipëria është gati të krijojë një agjenci të posaçme që identifikon paranë që vjen nga bota e krimit.

“Grupet kriminale përdorin korrupsionin në nivele të larta për të zgjeruar ndikimin e vet apo për t’iu shmangur drejtësisë. Ndaj duhet të punojmë së bashku për të hequr këtë ndjenjë pandëshkueshmërie dhe për të ulur hendekun midis politikës, gjyqësorit dhe qytetari. Krimi dhe korrupsioni gjen erojnë pasuri e para dhe ato duhen gjurmuar, kapacitetet ligjzbatuese duhet te rriten, duhen veprime konkrete për krimet financiare. Identifikimi i te ardhurave nga krimi është me shume rëndësi, presim nga Shqipëria miratimin e një ligji te posaçëm për ngritjen e Agjencisë përkatëse.”

Për presidentin e Eurojust Michael Schmid, Ballkani Perëndimor mbetet aleati kryesor në disa aspekte, kryesisht në luftën kundër krimit, ndaj kërkoi të rritet niveli i bashkëpunimit për të luftuar grupet kriminale.

“Ne kërkojmë të përmirësojmë dhe të rrisim në nivel të lartë këtë bashkëpunim. Të gjithë e dimë që grupet e organizuara kalojnë kufijtë edhe ne duhet të luftojmë dhe hetojmë rastet. Mendojmë se projekti për Ballkanin Perëndimor është efikas për ta bërë këtë. Objektiv kryesor është të rrisim besimin reciprok dhe njohuritë mes prokurorëve dhe gjyqtarëve për të rritur bashkëpunimin ndërkufitar në rajon dhe mes vendeve të BE-së.”

Shqipëria dhe Malin e Zi nënshkruan një memorandum mirëkuptimi me synim veprimin e koordinuar rajonal në çështjet e drejtësisë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos