Drejtoresha shqiptare e dashuruar me punonjësin? Analiza e avokatit për çështjen e bankës në Amerikë

Nga A2 CNN
1 Maj 2026, 08:56 | Aktualitet

Drejtoresha shqiptare e një banke të njohur në Amerikë JP Morgan, Lorna Hajdini, akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vartësin e saj, duke i dhënë pilula të ndryshme.

Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe, ku mediat ndërkombëtare raportojnë për një marrëdhënie abuzive dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Avokati Peter Lumaj duke folur në një lidhje Live për emisionin “Dita Jonë” në A2CNN tha se shqiptarja mund të ketë qenë e dashuruar. Megjithatë ai vuri në dukje se ajo s’ka të drejtë ta shfrytëzonte pozicionin e saj të punës.

Janë dy shkelje ligjore në këtë rast, janë ato që konsiderohen shkelje të të drejtave të njeriut, që kanë të bëjnë direkt me komisionin e të drejtave të njeriut në Nju-Jork. Kjo nuk është shkelje kriminale në të vërtete. Kurse shkelja e dytë, nëse do të kalohet në shkelje kriminale dhe ligjore, ajo do të ishte edhe më e rëndë. Ka për të qenë një çështje e shkeljeve e të drejtave të njeriut, që është dënim financiar, jo kriminal, nëse vërtetohet një gjë e tillë. Aty nuk është hera e parë që ndodhin, por është shqetësuese që përfshin komunitetin tonë shqiptar. Shqiptarja ka të drejtën e saj ta shprehë veten qoftë nga ana e ndjenjave, por mos ta shfrytëzojë pozicionin. Pala akuzuese, ky mashkulli, është duke kërkuar vetëm një shpërblim financiar”, tha avokati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos