“Qesharake! Drejtoresha shqiptare s’mund të abuzojë seksualisht me punonjësin”, avokati shqiptar analizon çështjen

Nga A2 CNN
1 Maj 2026, 08:49 | Aktualitet

Drejtoresha shqiptare e një banke të njohur në Shtetet e Bashkuara, JP Morgan, Lorna Hajdini, është vënë në qendër të një çështjeje, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vartës të saj, duke i dhënë edhe pilula të ndryshme.

Lidhur me këtë rast ka reaguar avokati shqiptar Peter Lumaj, i cili në një lidhje live për emisionin “Dita Jonë” në A2CNN ka dhënë analizën e tij mbi situatën dhe aspektin ligjor të saj.

Lumaj tha se nëse do të ishte avokati i shqiptares do ta kthente çështjen në qesharake në gjykatë, pasi nga ana fizike është thuajse e pamundur që një grua të abuzojë seksualisht me një burrë, duke marrë parasysh diferencat fizike.

 “Po të isha unë avokati i shqiptares, nuk është një çështje që s’mund të fitohet kundër tij. Në radhë të parë është në moshë madhore. Pse s’ka shkuar direkt në polici të bëjë ankesën?! Do kërkohet nëse ky person ka bërë përpjekjet e duhura për ta zgjidhur këtë gjë brenda institucionit. Pala ankuese do të fitojë më shumë nga ana financiare, nuk është çështje kriminale.
Ndryshimi biologjik mes mashkullit dhe femrës ekziston. Është e pamundur ta detyrosh një mashkull të kryejë marrëdhënie!", u shpreh avokati. 

"Sot ka kamera gjithkund, nuk e ka të lehtë ky personi që të vërtetojë se është kryer diçka jashtë vullnetit të tij.
Një mashkull akuzon një femër, pothuajse për përdhunim! Pothuajse ai e akuzon këtë femrën, që sikur jashtë vullnetit të tij...që është e pamundur një gjë e tillë nga ana fizike dhe biologjike. Po të isha unë avokati i saj do ta ktheja në një çështje qesharake brenda gjykatës ose jurisë. Është shumë e thjesht ta kthesh në çështje qesharake”, tha ai.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos