Dumani në Departamentin e Shtetit, kreu i SPAK pritet nga zyrtari i lartë për çështjet Euroaziatike

Nga A2 CNN
2 Shtator 2025, 16:23 | Aktualitet

Dumani në Departamentin e Shtetit, kreu i SPAK pritet nga zyrtari i

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, ndodhet këto ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryetari i SPAK do të jetë këtë të martë në mbrëmje në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku do të pritet në takim nga zyrtari i lartë i Byrosë për çështjet evropiane dhe euro-aziatike Brendan Hanrahan.

Takimi është publikuar nga vetë Departamenti i Shtetit në faqen zyrtare, ndërkohë që mësohet se drejtuesi i Strukturës së Posaçme do të ketë takime në vijim edhe në Departamentin e Drejtësisë.

Kjo vizitë e Dumanit në SHBA vjen vetëm dy javë para se KLP të çelë garën për drejtuesin e ri të SPAK, duke qenë se mandati i Dumanit si drejtues i Prokurorisë së Posaçme përfundon në muajin dhjetor.

Ndryshe nga kjo herë, gjatë vizitës së tij të fundit në dhjetor të 2024, Altin Dumani është pritur nga sekretari i Shtetit i kohës, Entoni Blinken, ku edhe u vlerësua me çmimin Kampion i Antikorrupsionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos