Në ditën e 4 zjarri ende vijon të mbetet aktiv në një sipërfaqe të gjerë në masivin pyjor të Drenovës në Mallakastër. Mëngjesin e sotëm 40 forca të ushtrisë i janë bashkuar operacionit për neutralizimin e flakëve, ndërsa që në orën 6 të mëngjesit ka filluar dhe ndërhyrja nga ajri.
Në terren ka zbritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i AKMC Haki Çako i cili i shoqëruar nga autoritetet vendore ka monitoruar nga afër situatën.
Në prononcimin e tij mediat Çako ka pohuar se vatrat e zjarrit janë nën kontroll duke operuar si nga ajri ashtu edhe nga toka ndërsa ka theksuar se është shmangur një situatë kritike pranë puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik. Çako ka pohuar gjithashtu se duhet një ashpërsim i ligjit për të gjithë zjarrvënësit ndërsa ndërhyrja nga ajri ka rifilluar rreth orës 11:00 me dy helikopterë. (A2 Televizion)