Çelet sezoni turistik në Durrës, ankorohet kroçiera e parë me 250 turistë

Nga Elitjona Doko
11 Prill 2025, 13:16 | Aktualitet

Çelet sezoni turistik në Durrës, ankorohet kroçiera e

Data 11 prill shënon çeljen zyrtare të sezonit turistik me kroçiera për vitin 2025. “MS Hamburg”, kroçiera e parë për këtë vit, e cila mban në bord 250 turistë – kryesisht gjermanë dhe francezë – është dallëndyshja që ngre siparin e këtij sezoni në Portin e Durrësit.

Çelet sezoni turistik në Durrës, ankorohet kroçiera e

Turizmi me kroçiera ka njohur një rritje progresive nga viti në vit në kryeqendrën portuale të vendit, me një numër gjithnjë e më të lartë anijesh turistike që përfshijnë Durrësin në itineraret e tyre në Adriatik dhe Mesdhe. Muaji prill është mikpritësi i vizitorëve të parë me kroçiera, ndërkohë që për këtë sezon janë planifikuar për t’u ankoruar në Durrës gjithsej 13 kroçiera, të cilat do të vijojnë vizitat edhe përgjatë muajve të vjeshtës.

Çelet sezoni turistik në Durrës, ankorohet kroçiera e

Me rritjen e numrit të turistëve, risi janë edhe anijet që vizitojnë për herë të parë portin. Një prej tyre është kroçiera “National Geographic Orion”, e cila mbërrin për herë të parë në Durrës në muajin qershor, për t’u rikthyer më pas edhe në 5 vizita të tjera brenda sezonit.

Çelet sezoni turistik në Durrës, ankorohet kroçiera e

Turizmi i kroçierave është një tregues i qartë se industria turistike shqiptare ka hyrë në një stad të ri zhvillimi, duke u kthyer në një kontribues me gravitet në ekonominë e vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos