Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, prezantoi marrëveshjen e nënshkruar me qeverinë italiane për ngritjen e qendrës pritëse të emigrantëve në Gjadër të Lezhës.
Sipas ministrit, numri i emigrantëve që do të trajtohen në këto qendra nuk do të jetë më shumë se 3 mijë njëkohësisht, ndërsa në rast se kjo marrëveshje nuk respektohet nga ana e palës italiane, shteti shqiptar ka të drejtë ta zgjidhë në çdo kohë. "Kush del, kthehet në kamp. Skanë të drejtë të kërkojnë azil pasi do tëkthehen në Itali", tha Balla.
Porti i Shëngjinit do të jetë pikë pritëse për emigrantët e paligjshëm që kërkojnë të futen në Itali. Kështu tha kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila njoftoi edhe nënshkrimin e marrëveshjes me homologun shqiptar, Edi Rama. Sipas Melonit, deri në 36 mijë persona në vit mund të kalojnë nga këto struktura, në pritje të verifikimit të kërkesës së tyre për azil.
Vendimi, i miratuar së fundmi në Parlamentin italian, kundërshtohet nga opozita. Partia Demokratike zyrtare dërgon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për marrjen e emigrantëve dhe ngritjen e kampeve në Lezhë.
Një ditë më parë edhe grupimi Bardhi-Berisha bëri me dije se marrëveshja do të dërgohet sot në gjykatë me firmën e 28 deputetëve të Partisë Demokratike. (A2 Televizion)