Fluksi më i lartë nga Greqia, Pashka Ortodokse rikthen në atdhe emigrantët

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
10 Prill 2026, 15:17 | Aktualitet

Në vigjilje të Pashkës Ortodokse është rritur fluksi i hyrjeve në vendin tonë nga pika e kalimit kufitar tokësor me Greqinë, në Kapshticë.

Më i lartë fluksi parashikohet të jete këtë të premte dhe të shtunën, për të qenë pranë familjeve të tyre të dielën e 12 prillit, kur shënohet edhe pashka ortodokse, Ringjallja e Krishtit, shkruan A2 CNN.

Burime zyrtare pranë drejtorisë vendore të kufirit të Qarkut të Korçës bëjnë me dije se në 4 ditët e fundit në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës kanë hyrë në vendin tonë mbi 30 mijë shtetas, numri më i madh i hyrjeve është në Kapshticë me 18 205 shtetas ndërkohë që në Qafë Thanë numri i hyrjeve është 11 941 shtetas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos