Era e fortë, pezullohet lundrimi detar i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit në Vlorë

Nga A2 CNN
17 Prill 2025, 11:10 | Aktualitet

Era e fortë, pezullohet lundrimi detar i mjeteve të vogla dhe atyre

Për shkak të erës së fortë bregdetare, Kapiteneria e Portit Detar të Vlorës ka vendosur që të pezullojë lundrimin detar të mjeteve të vogla lundruese dhe mjeteve të peshkimit për këtë të enjte.

Përmes një njoftimi, Kapiteneria e Portit Detar të Vlorës ka bërë të ditur se brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës pritet erë me shpejtësi 15-20 metra/sekond dhe dallgë me lartësi nga 1.5 deri në 2 metra.

Ndërkohë në njoftim thuhet gjithashtu se përmirësimi i motit pritet të ndodhë në orët e para të mbrëmjes së sotme, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Kapitenerisë së Portit Vlorë:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 17.04.2025 duke filluar nga ora 08:00 datë 17.04.2025 në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.Është ndaluar paisja me leje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit duke filluar nga orët e para të ditës së sotme.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë - Brindisi - Vlorë, do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Përmirësimi i motit pritet në orët e mbrëmjes së sotme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos