A2 CNN mëson se këto momente tre turistët spanjollë, të cilët prej disa orësh kanë ngelur në pjesën fundore të kanioneve të Nivicës, po tërhiqen me litar nga një lartësi prej 180 metrash.
Operacioni i shpëtimit po realizohet nga forcat e PMNZSH Tepelenë dhe efektivë të shumtë policie, të cilët mbërritën me urgjencë në zonë pas sinjalizimit, duke ngritur edhe një dron që shërbeu për të lokalizuar turistët.
Po ashtu mësohet se turistët nuk janë shoqëruar nga një guidë e certifikuar për t'i udhëhequr në zona të caktuara të kanioneve, por një banor zone, i cili mesa duket nuk ka qenë në gjendje që të menaxhojë lëvizjet e pakontrolluara të turistëve.
Këta të fundit kur janë gjendur në fund të kanionit, e kanë patur të pamundur të rigjejnë rrugën e kthimit dhe kësisoj dhe mungesën e komunikimit pasi nuk kishte valë celulari në zonën ku përfunduan. (A2 Televizion)