Evakuohen familjet e rrezikuara nga përmbytjet në Ferras

Nga Çaku Tafa
8 Janar 2026, 19:31 | Aktualitet

Evakuohen familjet e rrezikuara nga përmbytjet në Ferras

Janë evakuuar të gjitha familjet e rrezikuara nga vërshimi i ujrave në fshatin Ferras, pasi ujrat e Vjosës kanë kaluar argjinaturën e Ferrasit.

Kështu është shprehur në prononcimin për mediat zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila ndodhet në Ferras duke monitoruar nga afër situatën, shkruan A2.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka theksuar se prurjet e orëve të fundit kanë qënë të atilla që kanë tejkaluar majën e argjinaturës, por ajo është ende e qëndrueshme.

Ndërsa për kryebashkiakun Subashi, sipas matjeve që janë bërë në fshatin Kashisht, brenda një ore niveli i ujit ka rënë 15 cm, çka pritet të reflektohet edhe në Ferras pas 2-3 orësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos