Përmbytjet në vend, reagon Delegacioni i BE në Shqipëri: Po ndajmë informacion dhe pamje satelitore me autoritetet shqiptare

Nga A2 CNN
8 Janar 2026, 18:06 | Aktualitet

Përmbytjet në vend, reagon Delegacioni i BE në Shqipëri: Po

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka njoftuar se po ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve në disa zona të vendit tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë edhe pamje nga përmbytjet, Delegacioni i BE-së bën të ditur se Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionin dhe pamjet përkatëse nga sateliti Copernicus.

Po ashtu në njoftim thuhet se ‘së bashku me Shtetet Anëtare, Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë popullin shqiptar për përballimin e kushteve ekstreme atmosferike, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së’.

Njoftimi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri:

Delegacioni i Bashkimit Evropian po ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve në disa zona të Shqipërisë.

Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionin dhe pamjet përkatëse nga sateliti Copernicus.

Së bashku me Shtetet Anëtare, Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë popullin shqiptar për përballimin e kushteve ekstreme atmosferike, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos