Përmbytjet në Novoselë të Vlorës, uji arrin deri në autostradë

Nga A2 CNN
8 Janar 2026, 18:34 | Aktualitet

Përmbytjet në Novoselë të Vlorës, uji arrin deri

Në fshatin Bishan te Novoselës uji ka arritur deri në autostradë.

Situata për momentin është jo problematike për qarkullimin e automjeteve, por po mbahet në monitorim të vazhdueshëm.

Pas daljes së lumit Vjosa nga shtrati, disa fshatra të Vlorës dhe Fierit janë zhytur nën ujë dhe po përballen me një situatë të vështirë.

Disa banorë janë evakuar nga zona, ndërkohë që shërbimet e emergjencës civile janë në terren për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos