Çfarë vjen pas rihapjes së TikTok-ut? Agjencia për Media dhe Informim: Kalohet në monitorim aktiv, në fokus fëmijët

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2026, 14:31 | Aktualitet

Çfarë vjen pas rihapjes së TikTok-ut? Agjencia për Media

Një ditë pas vendimit të qeverisë për rihapjen e TikTok-ut, Agjencia për Media dhe Informim ka dalë me një sqarim ku thuhet se vendimi është rezultat i një rivlerësimi institucional dhe do të kalohet nga masat kufizuese te monitorimi aktiv, raporton A2CNN. 

Po ashtu theksohet se janë adresuar shqetësimet që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.

Sot, autoritetet shqiptare janë në partneritet me përfaqësuesit e TikTok, për filtrat mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitetet më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve. Ky vendim shënon kalimin nga masa kufizuese në një fazë monitorimi aktiv, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përgjegjësie të përbashkët me platformat digjitale”, thuhet në deklaratë. 

Paralelisht, po punohet për hartimin e një plani të mirëfilltë komunikimi dhe ndërgjegjësimi, të fokusuar te fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit, për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të platformave online. Qëllimi është i qartë dhe i orientuar drejt edukimit digjital, mbrojtjes reale dhe ndërtimi i një kulture sigurie në hapësirën online. Kjo qasje e balancuar synon të garantojë lirinë e aksesit, duke vendosur njëkohësisht interesin e sigurisë dhe mirëqenies së të rinjve në qendër të politikave publike”, vijon deklarata.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos