Fermerët në protestë, perimet lirë për tregtarët, shtrenjtë për qytetarët

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
14 Maj 2024, 10:14 | Aktualitet

Fermerë të Lushnjës, Beratit dhe Fierit, kanë protestuar kundër çmimeve mjaft të ulëta me të cilat pikat e grumbullimit ua marrin prodhimet bujqësore, kryesisht domaten dhe trangullin.

Ata dolën dhe bllokuan për rreth një orë aksin nacional Lushnjë-Berat, pranë urës së Kuçit. Protestuesit hodhën në rrugë produktet bujqësore, si simbolikë e talljes, sipas tyre, me mundin dhe sakrificën e tyre.

Fermerët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë nëse autoritetet nuk marrin masa për rregullimin e çmimeve të perimeve dhe ndalimin e importit, veçanërisht gjatë kohës që prodhimi vendas ka sezonin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos