Festa e Ditës së Verës, policia me plan masash, rrugët që bllokohen

Nga A2 CNN
13 Mars 2025, 16:53 | Aktualitet

Festa e Ditës së Verës, policia me plan masash, rrugët

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të zhvillohen nesër me rastin e Ditës së Verës.

Për zbatimin e këtij plani do të angazhohen në terren, punonjës të Policisë së Rendit, të Policisë Rrugore dhe të Patrullës së Përgjithshme, të cilat do të mbështeten nga shërbime të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Këta punonjës do të jenë të planëzuar me shërbim në sheshet dhe rrugët ku do të zhvillohen aktivitetet, në të cilat do të ketë numër të madh të qytetarëve dhe mjeteve.     

Për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve, në akset rrugore kryesore në qendrat e qyteteve, do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve.

Në Elbasan, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe qarkullimi i tyre në disa segmente rrugore në qendër të qytetit, ndërsa në Tiranë, gjatë ditës së nesërme, deri në përfundim të aktiviteteve, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Ibrahim Rugova”.   

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Policisë Bashkiake do të jenë të terren, për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim shmangien e krijimit të trafikut dhe orientimin e drejtuesve të automjeteve, në rrugë alternative.   

Policia e Shtetit apelon për qytetarët, që të zbatojnë masat kufizuese dhe të bashkëpunojnë me Policinë, për të ndihmuar në mbarëvajtjen e aktiviteteve.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos