“Më shumë paqe dhe respekt ndaj njëri- tjetrit”, besimtarët e Fierit falin Kurban Bajramin

Nga Çaku Tafa
6 Qershor 2025, 07:30 | Aktualitet

“Më shumë paqe dhe respekt ndaj njëri- tjetrit”,

Besimtarët myslimanë në Fier kanë falur namazin e Kurban Bajramit. Që në orët e para të mëngjesit besimtarët janë falur në sheshin qëndror të qytetit, ndërsa krerët myslimanë të Myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.

Namazi u fal në orën 6:40 minuta, ndërsa ceremonisë i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit Mikel Hazizolli. Ai përcolli mesazhin për më shumë paqe dhe respekt ndaj njëri- tjetrit dhe theksoi se kjo është dita kur “ne shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri- tjetrit”.

Urimet solidarizuese ishin kryefjalë edhe e gjithë besimtarëve në këtë ditë feste, ndër më të rëndësishmet e fesë islame. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos