Kurban Bajrami në Korçë, e moshuara e verbër tregon se është falur edhe në diktaturë

Nga Artin Halili
6 Qershor 2025, 08:12 | Aktualitet

Qindra besimtarë myslimanë të qytetit të Korçës dhe fshatrave përreth, mëngjesin e sotëm në xhaminë "Iljaz Bej Mirahori" kanë falur namazin e Kurban Bajramit. Rani Lekaj që prej fëmijërisë ka humbur shikimin. E moshuara tregon se edhe në kohën e diktaturës është falur fshehurazi, ndërkohë që tani është një besimtare e devotshme.

“Jam e verbër që në fëmijëri. Kam rritur 5 fëmijë, një djalë ia kam dhënë babait se s’kishim vëllezër, ia taksa. Zot i bukur më tha që po të dredhësh prej fjalës ne do të bëj më keq seç je. Nuk e dija që e kisha djalë. Kam 22 vjet këtu që falem, plus dhe në Podogorije. Jam martuar në Bletas, tani jam në Korçë. Jam falur që e vogël dhe deri më sot se babanë e kisha besimtar. Do besoj deri sa të më regëtijë damari. Më ka dalë xhamia në ëndërr që duhet të vish të falesh në xhami në mëngjes, por unë nuk kam me kë të vij”, u shpreh për mediat e moshuara e verbër Rani Lekaj, raporton A2 CNN.

Edhe besimtarët myslimanë kanë uruar për festën e Kurban Bajramit, në këtë ditë të shenjtë të besimit të tyre.

Një urim ka ardhur nga Myftiu Ledian Cikalleshi. Faljen e namazit të Kurban Bajramit është kryer në gjithë xhamitë e juglindjes se vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos