Festa e Sulltan Novruzit, besimtarët shprehen pro formimit të një shteti bektashi

Nga Anxhela Celibashi
22 Mars 2025, 13:55 | Aktualitet

Besimtarët bektashinj festojnë  këtë të shtunë festën e Sulltan Novruzit. Një ditë e cila njihet si ditëlindja e Imam Aliut dhe simbolizon ardhjen e pranverës dhe ringjalljen për të gjithë njerëzimin. Besimtarët veç urimeve për këtë festë kanë komentuar edhe idenë e formimit të një shteti bektashi. 

Të pyetur për krijimin e një shteti bektashi një pjesë e besimtarëve u shprehën pro, duke e konsideruar si një mundësi për ruajtjen e kësaj feje, ndërsa nuk munguan as ata që kërkojnë që feja dhe politika duhet të jenë larg njëra-tjetrës.  

Në fjalën e tij kryegjyshi botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj kërkoi ndëshkim për të gjithë ata që abuzojnë dhe shkelin ligjin.

Të pranishëm në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve ishin edhe përfaqësues të feve të tjera, dhe një numër i lartë besimtarësh.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos