Festat e fundvitit, Vlora ‘ndizet’ nga këngët e vallet

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2025, 19:51 | Aktualitet

Festat e fundvitit, Vlora ‘ndizet’ nga këngët e vallet

Vlonjatët po e presin natën e ndërrimit të viteve me këng dhe valle, shkruan A2 CNN.

Këto aktivitete festive janë të organizuara nga bashkia e Vlorës, të cilat kanë nisur disa ditë më parë dhe po vazhdojnë edhe mbrëmjen e kësaj të premteje.

Koncerti festiv sot po zhvillohet në sheshin pranë sahatit të Vlorës, ku janë mbledhur me dhjetra qytetarë të Vlorës, ku nuk mungojnë as emigrant që kthehen për festat në atdhe, apo edhe të huaj.

Momentalisht po festohet me muzikë vlonjate nga dy prej zërave më brilant të qytetit, siç janë Rezarta Hoxhaj dhe Fisnik Sulaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos