Apeli i çiftit të moshuar, të jetosh me frikën se banesa mund të të zërë brenda

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
26 Dhjetor 2025, 13:24 | Aktualitet

Një godinë e ndërtuar me gurë dhe baltë dekada më parë është streha e çiftit të moshuarve Halim dhe Shpresa Fetahu në fshatin Ngjeqar të Roskovecit. Së bashku me ta jeton edhe djali i tyre i sëmurë.

Prej kohësh, kjo familje me të ardhura minimale, vetëm nga pensionet, jeton me frikën se banesa mund t’i zërë brenda. Para disa kohësh, një pjesë e murit të banesës u shemb papritur, ndërsa kryefamiljari u përpoq ta riparonte vetë, me mundësitë që kishte.

Megjithatë, banesa vijon të jetë në rrezik shembjeje dhe çatia nuk është e sigurt.
“Të ardhurat tona janë vetëm pensionet. Banesa është shumë e vjetër dhe kemi frikë se mund të shembet çdo moment.”

Të kontaktuar nga A2 CNN, zyrtarë të Bashkisë Roskovec kanë konfirmuar se është ngritur një grup pune për verifikimin e qëndrueshmërisë së banesës dhe për nisjen e procedurave për riparimin e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos