Fieri përgatitet për festat e fundvitit, ndezja e dritave të pemës shoqërohet me fishekzjarrë

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2025, 18:45 | Aktualitet

Fieri përgatitet për festat e fundvitit, ndezja e dritave të

Atmosfera festive ka pushtuar sheshin qendror të Fierit, ku mbrëmjen e sotme u ndezën dritat e Pemës së Krishtlindjeve në një ceremoni plot emocion dhe gëzim. Në qendër të festës ishin fëmijët e shkollave të qytetit, të cilët, me praninë, veshjet festive, dhe entuziazmin e tyre, i dhanë jetë këtij eventi të veçantë.

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi i shoqëruar nga Babagjyshi , mbajti fjalën hapëse të ceremonisë, duke uruar festat e fundvitit për të gjithë, shkruan A2 CNN.

Fëmijët, të emocionuar dhe të lumtur, ishin në qendër të vëmendjes, duke kënduar dhe vallëzuar pranë pemës së ndritshme. Përmes buzëqeshjeve dhe entuziazmit të tyre, sheshi u mbush me një energji pozitive dhe një ndjesi bashkimi që i dha qytetit një atmosferë magjike veçanërisht në momentin kur në shesh , iu bashkua mbrëmjes festive vogëlushja fierake, Nikita.

Dritat shumëngjyrëshe të pemës së Krishtlindjeve u ndezën nën një numërim të përbashkët, moment që shënoi fillimin zyrtar të festimeve të fundvitit në Fier.

Kjo ndezje simbolike e pemës së Krishtlindjeve e shoqëruar me një spektakël fishekzjarrësh, shërben si një moment reflektimi dhe falënderimi, por edhe si një premtim për një vit të ri plot mbarësi. Fieri i ka dhënë startin një sezoni festiv të mbushur me aktivitete kulturore dhe sociale, duke treguar se festa nuk është vetëm për të festuar, por edhe për të forcuar lidhjet midis qytetarëve dhe për të ndarë gëzimin e përbashkët. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos