1015 pasagjerë kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të diele në portin detar të Vlorës me një prej trageteve të linjës i cili kryen itenerarin Vlorë-Brindisi-Vlorë.
Pasagjerët janë emigrantë të rikthyer në atdhe për festat, por nuk mungojnë as turistë të huaj që do t’i kalojnë krishtlindjes dhe vitin e ri në Shqipëri.
Kjo e dielë shënon ditën me fluksin më të lartë të dhjetorit. Së bashku me pasagjerët kanë mbërritur edhe 176 automjete dhe 10 autobusë. Fluksi për festat e fundvitit në Vlorë pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim (A2 Televizion)