Dy vatra aktive zjarri në Korçë, të angazhuar 143 forca dhe 10 mjete

Nga A2 CNN
26 Korrik 2025, 09:38 | Aktualitet

Dy vatra aktive zjarri në Korçë, të angazhuar 143 forca

Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në qarkun e Korçës, përkatësisht në fshatrat Dishnicë të Bashkisë Korçë dhe Strelcë të Bashkisë Maliq. Të dy rastet paraqiten me intensitet të ulët dhe janë nën kontroll të vazhdueshëm nga forcat zjarrfikëse, ushtarake dhe shërbimet pyjore.

Në Dishnicë, zjarri është drejt shuarjes, me përfshirje të gjerë forcash dhe mjetesh, ndërsa në Strelcë mbetet aktive vetëm vatra veriore. Në total janë angazhuar 143 forca dhe 10 mjete operacionale.

Prefektura e Qarkut Korçë njofton se vijon të qëndrojë në gatishmëri të lartë, në bashkëpunim me të gjitha strukturat përkatëse për menaxhimin dhe shuarjen e plotë të zjarreve.

Dy vatra aktive zjarri në Korçë, të angazhuar 143 forca

Njoftim i prefekturës Korçë

Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në territorin e Qarkut Korçë, konkretisht në fshatrat Dishnicë (Bashkia Korçë) dhe Strelcë (Bashkia Maliq). Situata në të dy zonat është nën kontroll të vazhdueshëm, ndërsa forcat në terren po punojnë për neutralizimin e plotë të flakëve.

Zjarri në fshatin Dishnicë, Nj.Adm. Bulgarec – Bashkia Korçë

Zjarri është aktiv me intensitet të ulët. Terreni i thyer dhe me bimësi të dendur e ka vështirësuar ndërhyrjen, por përpjekjet për shuarjen e plotë janë në fazën përmbyllëse. Sipas drejtuesit të operacionit, zjarri pritet të neutralizohet brenda ditës.

Forcat dhe mjetet e angazhuara në Dishnicë:

1 mjet zjarrfikës

6 forca zjarrfikëse

2 mjete ushtarake

30 forca ushtarake

2 mjete pyjore

7 forca të shërbimit pyjor

3 mjete të Nj.Adm. Bulgarec

30 forca nga Nj.Adm. Bulgarec

Zjarri në fshatin Strelcë, Nj.Adm. Gorë – Bashkia Maliq

Në këtë zonë, zjarri është aktiv vetëm në vatrën veriore me intensitet të ulët. Forcat në terren po monitorojnë situatën dhe po punojnë për ta mbajtur nën kontroll.

Dy vatra aktive zjarri në Korçë, të angazhuar 143 forca

Forcat e angazhuara në Strelcë:

10 banorë/vullnetarë

12 forca të shërbimit pyjor

8 forca zjarrfikëse

10 forca nga shërbimet mbështetëse

6 forca nga Bordi i Kullimit

Përmbledhje e përgjithshme për datën 26.07.2025, për të dy rastet e zjarreve rezultojnë në total:

Mjete të angazhuara gjithsej: 10

Forca në terren gjithsej: 143

Prefektura e Qarkut Korçë vijon të qëndrojë në gatishmëri të lartë, duke siguruar bashkëpunimin e nevojshëm me të gjitha strukturat përkatëse për administrimin e situatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos