Gati 5.400 OJF të regjistruara, për çdo 500 shqiptarë ka një organizatë jofitimprurëse

Nga Marjo Brakaj
15 Dhjetor 2023, 15:28 | Aktualitet
Gati 5.400 OJF të regjistruara, për çdo 500 shqiptarë ka

Pjesa më e madhe shoqata, ndjekur nga fondacionet e qendrat... për çdo 500 shqiptarë ka tashmë një organizatë jo-fitimprurëse. Me qëllimin kryesor të mbrojtjes së të drejtave të individëve, ai që mund të quhet biznesi i OJF-ve, ka marrë hov si kurrë më parë. Në total, në vend numërohen 5 mijë e 389 të tilla.

“Shqipëria ka një kuadër ligjor ende joshës për OJF-të. Gjithashtu kemi edhe shumë vende të mëdha që japin donacione në sektorë të ndryshme.”

Të dhënat tregojnë se vetëm në tre vitet e fundit janë krijuar 402 organizata të reja jo-fitimprurëse.

Gati 5.400 OJF të regjistruara, për çdo 500 shqiptarë ka

Në gati 5 mijë e 400 organizatat jo-fitimprurëse punojnë më pak se 9 mijë individë, që megjithëse në rritje tregon për një raport të ngushtë mes subjekteve të regjistruara dhe personave kontribues.

“Mungesa e një institucioni të posaçëm për mbikëqyrjen e OJF-ve lejon një mosakordim të veprimtarive dhe nuk krijon kushtet për matjen e performancës së tyre”, deklaroi Elisabeta Katia, ish-zv/drejtoreshë e Tatimeve.

Për shkak edhe të statusit ligjor, organizatat jo-fitimprurëse në vend kontrollohen pak. Gjatë gjithë vitit të shkuar administrata tatimore kreu vetëm 13 kontrolle në këto entitete. Në vitin 2019, Moneyval ngriti dhe shqetësimin se organizatat jo-fitimprurëse përmbanin risk të lartë të pastrimit të parave.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se pjesa më e madhe e OJF-ve në vend, mbi 62 për qind janë të përqendruara në kryeqytet, ndjekur nga Shkodra, Durrësi, Elbasani dhe Fieri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos