Ambasadori palestinez zbulon takimin me presidentin Begaj: Ja çfarë më tha për paqen

Nga A2 CNN
25 Shtator 2025, 22:30 | Politikë

Ambasadori i Palestinës në Shqipëri, Sami Mhanna, ka ndarë një nga momentet e para të ardhjes së tij në Tiranë: takimin me presidentin Bajram Begaj.

Në emisionin “Rretheqark” në A2 CNN me gazetarin Xhevahir Qardaku, ai tregoi se çfarë i tha kreu i shtetit shqiptar sapo i dorëzoi kredencialet.

“Presidenti Begaj më tha se palestinezët kanë të drejtën e vetëvendosjes dhe se mbështet zgjidhjen me dy shtete. Kjo është rruga e duhur për paqen dhe e drejta ndërkombëtare. Dhe kjo është ajo që duam në të vërtetë, paqe dhe drejtësi,” u shpreh ambasadori.

Mhanna theksoi se shqiptarët e kanë pritur me respekt dhe se mbështetja e tyre për Palestinën është e dukshme. Ai shtoi se kërkesa e vetme ndaj qeverisë shqiptare është një qëndrim më i qartë në krah të palestinezëve.

“Nuk kërkojmë shumë. Duam vetëm që ta shihni të vërtetën, po poshtërohemi, po vritemi dhe po dëbohemi nga vendi ynë. Por unë mbetem optimist se gjërat do të ndryshojnë për mirë,” tha ambasadori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos