Autoritetet në Vlorë kanë bërë publike hartën e rrugëve të cilat do të bllokohen plotësisht dhe atyre që nuk do të jenë të aksesueshme as nga këmbësorët më datë 11 maj, në kuadër të etapës së III-të të “Giro d’Italia 2025”.
Masat e marra për qarkullimin dhe ndalimin e parkimit të automjeteve do të ndalohet parkimi dhe çdo lloj aktiviteti në Sheshin e Madh, nga fillimi i Lungomares, përfshirë edhe zonën e diskut, nga ora 15:00 e së shtunës deri në ora 18:00 të së dielës.
Ndërkohë qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit për në Portin e Vlorës do të realizohet nëpërmjet rrugës Transballkanike, pa ndërprerje.
Ndërsa lëvizja për në Spitalin Rajonal Vlorë gjatë orës 11:00 – 13:30, do të mundësohet përmes akseve: Rruga Transballkanike – Shtëpia e Oficerëve – Kapelja – Spitali; Pusi i Mezinit – Rruga e Re – Kapelja – Spitali dhe Uji i Ftohtë – Centrale – Fabrika e Çimentos – Kuzumbaba – Bashkia – Spitali.
Sakaq më datë 11 do të ndalohet qarkullimi nga ora 11:00 deri në orën 14:30, në aksin Vlorë – fshatrat e lumit të Vlorës.
Në aksin interurban Qeparo – Vlorë / fshatrat e lumit të Vlorës do të ndalohet qarkullimi nga ora 10:30 deri në orën 15:45.
Ndërkohë në aksin Vlorë – Himarë (deri në Qeparo) ndalohet qarkullimi nga ora 12:30 deri në orën 17:30. Po ashtu në aksin interurban Qeparo – Himarë – Vlorë ndalohet qarkullimi nga ora 13:30 deri në orën 16:00.
Policia nënvizon po ashtu se të gjitha automjetet që do të jenë të parkuara në kundërshtim me masat e shpallura, dhe që nuk do të largohen nga vetë drejtuesit, do të transportohen me shërbimin e karotrecit, në përputhje me ligjin dhe për garantimin e sigurisë.
HARTA E RRUGËVE TË BLLOKUARA:
Ndalim parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin Sheshi i Madh – kryqëzimi i rrugës “Shaban Demiraj”, nga ora 05:00 e datës 10.05.2025 deri në orën 15:00, të datës 11.05.2025.
Ndalim qarkullimi në po të njëjtin segment, nga ora 07:00 – 14:15 të datës 11.05.2025. Devijimi i trafikut bëhet në rrugën “Pelivan Leskaj”.
Ndalim parkimi në fushën para Shkollës së Marinës, nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 17:00, datë 11.05.2025.
Ndalim parkimi në rrugën “Reshat Osmani”, nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 18:00, datë 11.05.2025.
Ndalim parkimi në rrugën “Veledin Kollozi”, nga ora 14:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
Ndalim qarkullimi në të njëjtin aks, nga ora 19:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025. Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard dhe në rrugën “Gjergj Kastrioti”.
Ndalim parkimi në aksin “Rrethi i Skelës – Kryqëzimi i rrugës Aleksandria”, nga ora 14:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
Ndalim qarkullimi në të njëjtin aks, nga ora 19:00, datë 10.05.2025, deri në 23:00, datë 11.05.2025. Devijimi i trafikut bëhet në rrugët “Kosova” dhe “Perlat Rexhepi”.
Ndalim parkimi në rrugën “Hajredin Haxhiraj”, segmenti kryqëzimi i rrugës “Onufri” – kryqëzimi i Bulevardit, nga ora 22:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
Ndalim qarkullimi në të njëjtin segment nga ora 05:00, datë 11.05.2025 deri në 23:00. Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard, në rrugën “Pilo Begaj” dhe “Fiqirete Musta”.
Ndalim parkimi në rrugët “Veledin Kollozi” (segmenti Big Market – Alsa), në rrugën “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”, nga ora 20:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
Ndalim qarkullimi në këto segmente nga ora 22:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
Bllokim akseve rrugore “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari” Ora 05:00 – 10:00, datë 11.05.2025. Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard, në rrugën “Pilo Begaj” dhe “Fiqirete Musta”.
Ndalim parkimi në kryqëzimin e rrugës “Kosova” deri te Hotel Regina Garden dhe në Sheshin “Ismail Qemali”, nga ora 14:00, e datës 10.05.2025, deri në ora 23:00, e datës 11.05.2025.
Ndalim qarkullimi në këto segmente nga ora 18:00, datë 10.05.2025 deri në ora 23:00, të datës 11.05.2025.
Ndalim parkimi në rrugën “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake), si dhe në territorin e Fakultetit të Shkencave Humane (konviktet), nga ora 14:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025. (A2 Televizion)