Ervin Salianji lëshoi një akuzë ndaj SPAK në Çdo Kënd me Merita Haklajn, i cili është angazhuar këtë fushatë elektorale për të goditur krimet zgjedhore.
Sipas ish-deputetit demokrat, ndonëse ka 5 muaj që bën zhurmë, dy ditë përpara zgjedhjeve, ende nuk ka një rezultat nga ky institucion për deformimin e vullnetit të zgjedhësve.
“Kam një pyetje retorike meqë jemi 2 ditë para zgjedhjeve, si ka mundësi që ka 5 muaj zhurmë, tituj të mëdhenj, headlines, dhe asnjë produkt gjithë angazhimi i institucioneve të rankuara mirë në sondazhe, për krimet zgjedhore? A ka vallë njeri në Shqiperi që nuk di se çfarë po bëhet me zgjedhjet dhe deformimin e vullnetit të zgjedhësve sot”, tha Salianji në A2. (A2 Televizion)