Shqipëria mirëpret sot Giro D'italia 2025, turneun e famshëm të çiklizimit që për herë të parë në histori zhvillohet në vendin tonë. Gara do të nisë sot në datën 9 maj në Durrës dhe përfundon më 11 maj në Vlorë.
Për këtë arsye, autoritetet kanë njoftuar ndalime dhe kufizime të qarkullimit dhe parkimit të automjeteve në disa nga rrugët dhe zonat më të frekuentuara.
184 garues u prezantuan në një ceremoni të veçantë në sheshin “Skënderbej” ndërsa priten që sytë e 800 milionë teleshikuesve të jenë për tri ditë në vendin tonë. Skuadrat kanë mbërritur në Tiranë që në datat 5 dhe 6 maj, ndërsa të enjten u zhvendosen në Durrës për t’u përgatitur për nisjen e garës.
Terreni, i cili përfshin në veçanti ngjitjen në Gracen (13,5 km në 5,2%) dhe ngjitjen e dyfishtë në Surrel (4,9 km në 5,4%), është perfekt për çiklistë si Wout Van Aert, Tom Pidcock ose Mads Pedersen që ëndërrojnë të veshin fanellën rozë për këtë edicion të 108-të të ”Giro”-s.
Edicioni i 108 i këtij turneu do të zhvillohet në 3 etapa ku tri pikat kryesore do të jenë Durrës, Tiranë dhe Vlorë. Sportistë që vijnë nga çdo vend i botës, nga Japonia deri në vendet më të afërta në Europë, ndërsa nuk do të mungojnë dhe kampionët nga Sllovenia apo Belgjika.
(A2 Televizion)