Ndasitë e qytetarëve për situatën| Të gjithë duan ndryshim, por ndahen mbi mënyrën

Nga Elitjona Doko
5 Nëntor 2026, 15:54 | Aktualitet

Kërkojnë ndryshim, por pak besojnë se ai do të ndodhë. E pranojnë se jetesa në vend është mjaft e vështirë, ndërsa për të ardhmen shprehen se është më mirë të largohen jashtë vendit.

Nga ana tjetër, ata që jetojnë jashtë e preferojnë vendlindjen vetëm për pushime, për t'u larguar sërish pasi përballen me kushtet e vështira të jetesës.

Këto janë opinionet e qytetarëve durrsakë për situatën që po kalon vendi, ku prej muajsh të rinjtë protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndonëse dëshira për ndryshim i bashkon të gjithë, besimi se ai mund të arrihet, mënyra dhe këmbëngulja për ta realizuar duket se krijojnë ndasi të mëdha mes qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos