"Burrat e martuar homoseksualë ja u transmetojnë grave HIV-in", mjekja gjinekologe tregon mënyrat e transmetimit

Nga A2 CNN
23 Prill 2026, 09:14 | Aktualitet

Mjekja gjinekologe Xhensila Omeri ka ngritur alarmin për rritjen e rasteve me HIV në vend, ku pjesa më e madhe e tyre vijnë për shkak të homoseksualitetit. Në një intervistë në Dita Jonë në A2 CNN, mjekja gjinekologe tha se një ndër shqetësimet kryesore është që burrat homoseksualë të martuar ua transmetojnë virusin grave.

"Mendoj që bëhet fjalë për këto gratë që janë të martuara me këta burra, dhe faktorët kryesorë janë multipartneriteti, marrëdhënie seksuale të pambrojtur dhe mostestimi për këtë grup. Pra, këto janë tre faktorët që sjellin këtë, plus ndryshimi i marrëdhënies seksuale. Pra, sot partneri nuk ka rëndësi është çfarë gjinie është, çfarë moshe është. Nuk gjykohet as homoseksuali, as heteroseksuali, as biseksuali. Ai burri i martuar gjykohet. Por këtu është një lloj krimi, sepse ti e sjell në shtëpi. Pra  ti nuk e informon gruan tënde dhe ti ja ngjit edhe gruas”, tha Omeri në Dita Jonë në A2 CNN.

Mjekja nënvizoi se në vendin tonë përhapja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është në rritje, jo vetëm për HIV-in, por edhe për infeksione të tjera si Hepatiti B, Hepatiti C dhe Sifilizi.

“Një faktor shumë i rëndësishëm është turizmi seksual dhe pjesa e eskortave që tashmë në Shqipëri është një numër në rritje, në çdo rrugë dhe në çdo restorant, në çdo lokal jo vetëm në bllok e shikon rrotull. Pra seksi sot është bërë shumë i lirë, e gjen shumë lehtë me pak lekë. Por çfarë predispozon kjo? Kjo predispozon një hedhje valle të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Jemi në muajin prill nuk është vetëm HIV, Papiloma Virus që ka risk për kancer të qafës së mitrës te gruaja. Është hepatiti B, është hepatiti C. Te këto pacientë me Hiv kemi rritje dhe të rasteve të bashkëshoqëruara me sifiliz".

Ajo apeloi për më shumë ndërgjegjësim, përdorim të mbrojtjes gjatë marrëdhënieve seksuale dhe testime periodike. Sipas mjekes transparenca mes partnerëve dhe edukimi shëndetësor janë thelbësorë për të frenuar përhapjen e HIV-it dhe sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos