Grevë e palës greke në Kakavijë, njoftim i rëndësishëm për udhëtarët

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2025, 16:40 | Aktualitet

Grevë e palës greke në Kakavijë, njoftim i

Policia kufitare në Kakavijë bën me dije se për shkak të një greve të palës greke, ditën e nesërme 28 shkurt nga ora 07:00 deri në orën 23:00, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve.

Në njoftim thuhet se në këtë pikë kalimi do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.

Nisur nga kjo situatë, Policia Kufitare apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitare të sipërpërmendura deri në një njoftim të dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos