Komandohet administratori i ri Universitetit Bujqësor

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2025, 13:42 | Aktualitet

Komandohet administratori i ri Universitetit Bujqësor

Universiteti Bujqësor komandon administratorin e ri të institucionit. Valbona Skënderi do të mbajë këtë detyrë deri në një vendim të formës së prerë për administratorin Edmond Tërthorja, i cili është me masë sigurie ”arrest me burg”.

Administratori i Universitetit është autoriteti më i lartë administrativ dhe përgjegjës për  funksionimin financiar të institucionit të arsimit të lartë.

Komandohet administratori i ri Universitetit Bujqësor
Në foto Valbona Skënderi

Ky vendim erdhi pas arrestimit të administratorit Edmond Tërthorja dhe 4 punonjësve të tjerë të këtij universitetit, ndërsa për 10 të tjerë u vendos arrest shtëpie e 9 në detyrim paraqitje. Mes tyre zëvendësrektorë, pedagogë, drejtorë prokurimesh e specialist IT.

Arresti me burg u caktua edhe për Pirro Zogun, drejtues i një subjekti privat I dyshuar për veprën “Falsifikimi i dokumenteve”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos