Hapen aplikimet për t'u bërë pjesë e Gardës së Republikës, dokumentacioni dhe kriteret

Nga A2 CNN
7 Janar 2024, 14:20 | Aktualitet

Hapen aplikimet për t'u bërë pjesë e Gardës

Fillon ristrukturimi i Gardës së Republikës, ministri Balla fton çdo të ri apo e re, të moshës 19–30 vjeç të bëhet pjesë e  konkurrimit për 70 vende të lira për punonjës të nivelit bazë, me gradën Inspektor

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se Garda e Republikës ka hyrë në një fazë të re ristrukturimi dhe transformimi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla fton çdo të ri apo e re, të moshës 19–30 vjeç të bëheni pjesë e Gardës pasi është shpallur konkurrimin për 70 vende të lira për punonjës të nivelit bazë, me gradën Inspektor. 

Sipas ministrit Balla Garda e Republikës kryen çdo ditë misionin e saj me vendosmëri dhe besnikëri ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit.

Hapen aplikimet për t'u bërë pjesë e Gardës

Postimi i plotë i ministrit Balla:

Garda e Republikës kryen çdo ditë misionin e saj me vendosmëri dhe besnikëri ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit. Ndoshta shumë nuk e dinë faktin se heroi ynë Isa Boletini ka meritën e veçantë si krijuesi i parë i Gardës Kombëtare në mbrojtje të Qeverisë së Vlorës.

Sot, Garda e Republikës po hyn në një fazë të re transformimi dhe ju fton të bëheni pjesë e saj, duke shpallur konkurimin për 70 vende të lira për punonjës të nivelit bazë, me gradën Inspektor. 

Çdo i ri apo e re, të moshës 19–30 vjeç, që kanë dëshirë të shërbejnë në Gardë mund të aplikojnë deri në datë 26 janar 2024. Aplikantët do t’i nënshtrohen testimit në tre faza, vlerësimit të aftësive shëndetësore, intervistës dhe testit psikologjik si dhe testimit të aftësive fizike.

Procesi i testimit do të zhvillohet në datë 29 janar 2024, pranë Qendrës së Aftësimit Profesional të Gardës së Republikës, në Mullet, Tiranë.

Detaje mbi dokumentacionin dhe kriteret për aplikim: ???? https://mb.gov.al/70-vende-te-lira-per-punonjes-te-nivelit-baze-grada-inspektor-ne-garden-e-republikes/ (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos