Mbrojtja e të dhënave personale në institucionet e arsimit të mesëm dhe atij të lartë dhe konstatimet nga hetimet e kryera, ishte tema e aktivitetit të zhvilluar në Shkodër nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me prezencën e OSBE-së në vendin tonë. Komisioneri Besnik Dervishi ka nënvizuar se të dhënat personale janë pasuria më e çmuar e çdo personi, ashtu edhe e nxënësve dhe studentëve, dhe si të tilla duhen mbrojtur me fanatizëm.
Për përfaqësuesit e OSBE-së në vendin tonë, është shprehur se institucionet arsimore duhet të ndërgjegjësohen akoma më shumë për mbrojtjen e të dhënave personale.
Disa nga gjetjet e hetimit të kryer në shkollat e mesme dhe të larta që rrezikojnë keqpërdorimin e të dhënave personale i ka bërë publike drejtoresha për informim pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Këto rekomandime janë një detyrim për shkollat, që duhen plotësuar sa më parë, në mënyrë që të dhënat personale të nxënësve dhe mësuesve të jenë sa më të sigurta. (A2 Televizion)