Protesta e fermerëve, bllokohet sërish aksi Kakavijë–Janinë

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2025, 11:49 | Aktualitet

Protesta e fermerëve, bllokohet sërish aksi

Policia Kufitare Kakavijë njofton se autoritetet greke kanë njoftuar përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit, se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos