All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

I "kyçur" në shtëpi, Apeli i Posaçëm vendos të enjten për masën ndaj Sali Berishës

Nga Armand Bajrami
24 Janar 2024, 16:31 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë të enjten në orën09:00 vendimin për lirimin ose jo nga masa e “arrestit të shtëpisë” të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në seancën e së mërkurës, pasi u njoh me pretendimet e palëve, gjyqtarja Ilirjana Olldashi i dha vetes kohë për marrjen e vendimit, duke e shtyrë shpalljen për të nesërmen.

Ish-kryeministri nuk ishte i pranishëm në seancë, por avokatët e nënvizuan fort mes arsyeve për ndryshim të masës, vajtjen e tij në SPAK një ditë më parë. Ajo rrëzon përfundimisht alibinë e SPAK se Berisha i shmanget hetimit, se Berisha nuk respektin vendimin e gjykatës për paraqitje, ndërkohë që paraqitja dje ishte realitet. U vërtetua katërcipërisht që procesi po ecën normalisht. Berisha për aq pyetje sa i bënë dha përgjigje të hollësishme dhe unë nuk e kuptoj çfarë sensi ka masa, kur z. Berisha, ashtu si premtoi në themelin e çështjes, do të jepte shpjegime dhe i dha.

All - Paragraf - 3

Sipas Gjokutajt, vendimi i 30 dhjetorit 2023 i gjyqtares Irena Gjoka për izolimin në shtëpi të ish-kryeministrit Berisha ishte i pavlefshëm, sepse ishte marrë para se gjykata të shqyrtonte kërkesën për përjashtimin e gjyqtares, të depozituar me postë prej tyre.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 1 shkurt për shqyrtimin e ankimit të avokatëve të ish-kryeministrit kundër vendimit të SPAK, që nuk lejoi Berishën të marrë pjesë në seancat plenare të parlamentit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos