Tërmeti shkund Pogradecin

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2024, 11:56 | Aktualitet

Tërmeti shkund Pogradecin

Një tërmet 3.3 ballë  ka rënë në Pogradec paraditen e sotme rreth orës 11.33 minuta.

Tërmeti i rënë është ndjerë më së shumti në pjesën qendrore kryesisht në lagjen numër 2 të qytetit liqenor, por edhe përreth.

Panik është shkaktuar tek banorët e kateve të larta më së shumti, por deri më tani nuk ka asnjë raportim për dëme materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos