Studiuesi Taulant Muka është shprehur se në Shqipëri, qeveria po merr tokën shtetërore dhe po ua jep universiteteve private.
Komentet Muka i ka bërë ‘Ditari i Fundjavës’ nga gazetari Erion Dushi në A2 CNN, ku tha se 17 milionë euro, të premtuara në zgjedhjet e vitit 2021 nga PS për kampusin e Universitetit të Tiranës, sot po investohen për kampusin e një Kolegji privat.
Ai tha gjithashtu se në vend kemi një komunitet pseudo-shkencëtarësh që marrin pozicione që nuk i kanë dhe rrjedhimisht vjedhin pronën intelektuale.
“Kemi një komunitet pseudo-shkencëtarësh që marrin pozicione që nuk i kanë. Kanë vjedhur pronën intelektuale. Ne nuk merremi me problemin që po na shkarkohet arsimi, po na shkatërrohet e ardhmja, por nga ana tjetër marrin filialet e universiteteve, duke pushtuar filialet e universiteteve.
Sot shteti shqiptar nuk po punon për shqiptarët. Sot ne na marrin tokën e universitetit tonë që është pasuri Kombëtare dhe ia japin një universiteti privat.
Këtu kam shëmbullin më konkret, ku kemi premtimin e qeverisë shqiptare në zgjedhjet e 2021, 17 milionë euro për kampusin e Universitetit të Tiranës, ndërkohë që 17 milionë euro sot investohen për kampusin e një Kolegji privat, që prodhon mastera të BE dhe nuk prodhon profesionistët që ne na duhen për ekonominë, etj”, tha Muka (A2 Televizion)