Vendi i depozitimit të mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës është përfshire nga flakët sërish këtë të shtunë.
Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se tymi ka qenë shqetësues për banorët, duke hyrë edhe në brendësi të banesave.
Një shqetësim që sa vjen edhe bëhet serioz, përderisa nuk është zgjidhur si problematikë.
Në vendngjarje mbërriti shërbimi i zjarrefikëses, për të normalizuar situatën. Kjo është hera e tretë brenda katër ditësh që vendi i grumbullimit të mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës përfshihet nga flakët.
Tymi që gjenerohet nga djegia e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës është kancerogjen, ndërsa prej kohësh është kthyer në një shqetësim serioz për shëndetin.
Zgjidhja e vetme e kësaj situate është hapja e landfilldit të Sherishtës, për të cilin të pakten deri më tani, nuk ka asnjë informacion se kur do të vendoset në funksion. (A2 Televizion)